Sorry, no posts matched your criteria.

Burri i veshur si grua gjuan me tortë portretin e Mona Lisës, protestë kundër ‘shkatërrimit të planetit’

Adhuruesit e artit në Muzeun Lourve në Paris mbetën të habitur pasi një burrë i maskuar si grua u ngrit nga karrigia me rrota për të përplasur një tortë mbi pikturën legjendare të Mona Lizës.

Ai u përpoq të çante xhamin antiplumb që mbron punën e Leonardo da Vinçit në Muzeun e Luvrit.

“Mendoni për Tokën, ka njerëz që po shkatërrojnë Tokën. Mendoni për këtë. Të gjithë artistët mendojnë për Tokën. Kjo është arsyeja pse unë bëra këtë. Mendoni për planetin”.-u dëgjua të bërtiste burri në fjalë pasi u shoqërua jashtë muzeut.

Punonjësit e sigurimit reaguan menjëherë, duke e nxjerrë jashtë burrin dhe më pas pastruan pikturën nga torta e hedhur prej burrit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com