Sorry, no posts matched your criteria.

Ndryshimi drastik i Bradley Copper për rolin e fundit është thjesht WOW

Aktori i njohur Bradley Copper u shndërrua në dirigjentin e famshëm amerikan Leonard Bernstein për filmin e tij biografik teksa i ka shokuar të gjithë fansat e tij me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje. Transformimi që ai ka bërë është mahnitës.

Ylli i “American Hustle” shihet duke e rikujtuar kompozitorin e ndjerë të “West Side Story” me një kostum me pamje retro, së bashku me yllin e tij Carey Mulligan.

Cooper do të luajë Bernstein që nga rinia e tij deri në vdekjen e tij në moshën 72-vjeçare, e cila ndodhi në vitin 1990 si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga dështimi progresiv i mushkërive. Filmi zhvillohet në një hark kohor 30-vjeçar.

“Maestro” ka nisur xhirimet muajt e fundit dhe pritet të dalë në vitin 2023, sipas Deadline. Cooper e shkroi skenarin me shkrimtarin fitues të Oskarit, Josh Singer të “Spotlight”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com