Brad Pitt po vuan vdekjen e Robert Redford
Aktori i njohur hollivudian Brad Pitt, u pa i lodhur gjatë xhirimeve të natës për filmin e tij të ardhshëm “The Adventures of Cliff Booth”, në Los Angeles vetëm pak ditë përpara funeralit të Robert Redford, mentorit të tij të ndjerë.
Ylli i kinemasë mbante një paruke me flokë të çrregullta, e rregulluar nga stilistja e famshme Araxi Lindsey, mbi kokën e tij të rruar, ndërsa kishte vendosur një varëse prej guackash, një këmishë me dizajn shishesh dhe xhinse të gjera blu në stilin e viteve ’70.
Brad Pitt, i cili është edhe producent i filmit, rikthehet në rolin eCliff Booth, tashmë të shndërruar në “rregullues” në botën e errët të Hollivudit. Ai xhiroi një skenë së bashku me aktoren kanadeze, Lauren Glazier.
Filmi, i cili drejtohet nga David Fincher, vjen si vazhdim i suksesshëm i “Once Upon a Time in Hollywood”, me Quentin Tarantinon që këtë herë vjen si skenarist dhe producent.
