Bojëqielli, është ngjyra e kësaj pranvere
Çdo vit, çdo stinë ka ngjyrën e saj. Kësaj rradhe pranvera vjen me ngjyrën bojëqielli, e njohur ndryshe edhe me emrin ‘cerulean’, kjo nuancë është përmendur në filmin ‘The Devil Wears Prada’ dhe që nga ai moment ngeli në memorjen e zonjave dhe zonjushave.
Ajo mund të kombinohet me kuqen, portokallinë, jeshilen dhe lejlanë, pa pasur aspak frikë nëse do dukeni bukur, pasi këtë e garantojnë stilistët.
Dolce & Gabbana, Mango, Moncler, Zara dhe shumë marka të të tjera e kanë përfshirë tashmë në listën e sugjerimeve, ndërsa në Shqipëri të parat për këtë sezon e kanë veshur: Klea Huta, Orinda Huta, Marsela Çibukaj dhe Nevina Shtylla.