Sorry, no posts matched your criteria.

Beyonce po ndërton një fermë me bletë “Gjeta veti shëruese në mjaltë”

 Është një nga këngëtaret më të pasura në botë por pavarësisht faktit se mund të ketë çdo gjë që dëshiron ajo ka vendosur që vetë të prodhojë diçka në të cilën ka gjetur veti shëruese. 

Beyonce ka zbuluar se po ndërton një fermë me bletë. 

“Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt”, tha ajo. 

Beyonce tha se përzierjet janë të prodhuara në shtëpi, duke thënë se “gjeta veti shëruese në mjaltë nga të cilat përfitoj unë dhe fëmijët e mi dhe tani jam duke ndërtuar një fermë kërpi dhe mjaltë”. 

“Unë madje kam koshere në çatinë time! Dhe jam shumë e lumtur që vajzat e mia do të kenë shembullin e atyre ritualeve nga unë”, përfundoi diva e muzikës. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com