Sorry, no posts matched your criteria.

Apartamenti përrallor i Leo Messit

Një apartament luksoz në pronësi të Leo Messit ,është indetifikuar së fundmi ,terksa “Daily Star” ka arritur të zbulojë edhe disa detaje interesante ,brenda shtëpis.

Në të ndodhen 6 pishina dhe një qilar ku mund të mbahen 1000 shishe vere. Argjentinasi mund të zhvendoset përfundimisht atje pas dy viteve te PSG, teksa kushtet janë me të vërtetë mahnitëse. 

Messi ka blerë të gjithë katin e nëntë të një blloku apartamentesh luksoze prillin e kaluar. Të përfshira në blerje janë edhe një spa, qendër fitnesi dhe një shtëpi lojërash për fëmijë, për një total prej 511 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe po aq banja. 

Prona mësohet se i ka kushtuar plot 5.8 milionë euro, një shumë e pallogaritshme në krahasim me 35 milionë eurot që Mesi do të përfitojë në vit nga PSG. Apartamenti luksoz i Mesit është me pamjet nga oqeani, teksa familja do të ketë edhe një kuzhinier personal. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com