Ben Affleckt dhe Jennifer Lopez drejt bashkëjetesës, fotografrohen në një rezidencë prej 80milionë dollarësh
Pas ribashkimit të bujshëm të tyre Jennifer Lopez dhe Ben Affleckt kanë nisur kërkimet për një shtëpi të re në mënyrë që të jetojnë sëbashku . Cifti ka qenë në një rezidencë që kushton plot 85 milion ë dollarë dhe ndodhet në Bevery Hills.
Rezidenca thuhet se ka plot 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një fushë basketbolli, një ring për të luajtur boks, si dhe një pishinë të madhe. Nëse 52-vjeçarja dhe partneri is aj 48 vjeç do të duan të zhvillojnë një festë të madhe në rezidencën e tyre, ata nuk do të shqetësohen për parkimin e makinave të të ftuarve, pasi rezidenca ka një hapësirë aq të madhe, sa mund të presë plot 80 vetë.
Kjo nuk është e vetmja shtëpi që çifti ka parë këto kohë në zonën e Los Anxhelosit. Më parë, ata vizituan një tjetër rezidencë që ndodhej pranë Liqenit Toluca. Ata mbërritën aty rreth orës 11:50 në mëngjes dhe qëndruan rreth një orë duke parë vendin.
Rezidenca, e cila kushton 40 milion dollarë, aktualisht është në pronësi të Ron Burkle. Prona ka rreth 5 hektarë tokë, përfshirë një fushë golfi, në të cilën çifti mund të argëtohen.
Me vendimin për tu zhvendosur në të njëjtën shtëpi, dyshja e ka çua marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, që pas ribashkimit në muajin maj të këtij viti.
Çifti u nda në vitin 2004 pas një viti fejesë, dhe pas ndarjes së Jennifer nga ish-i fejuari, Alex Rodriguez, ata u bënë sërish bashkë.