Bebe Rexha publikon video me të brendshme: S’është puna e askujt sa peshoj
Bebe Rexha duket se i ka kapërcyer komplekset e mbipeshës dhe tani ajo nuk ka më frikë të tregojë veten edhe me bikini. Së fundmi, ajo ka ndarë në Tik Tok një video të saj, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat. Videoja e saj nis me një pyetje: “Sa mendoni se peshoj?”. Më pas ajo kthehet me kurriz nga kamera dhe përkrah videos së saj shkruan:
“Nuk është puna e askujt”. Më pas shton: “Por le ta normalizojmë peshën 75 kilogramë”, duke zbuluar se sa peshon në të vërtetë. Shpesh ajo është përfolur për shkak të kilogramëve të tepërt, por duket se këngëtarja shqiptare është e pashqetësuar nga këto komente dhe ndjehet mjaft komode me trupin e saj.