
Bebe Rexha: Më pëlqen muzika arabe, më ngjan me atë shqipe
Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bleta Rexha e njohur me nofkën “Bebe”, është mjaftë aktive në platformat e rrjeteve sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj.Së fundmi, Bebe ka zbuluar detaje nga jeta e saj, ku ka zbuluar se kohë më parë ka studiuar gjuhën arabe.
Për këtë fakt, këngëtarja ka thënë se i dëgjon shpesh këngët arabe, pasi i duken shumë të ngjashme me ato shqiptare. “Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, shkroi Bebe.