Bashkim Saiti flet për tradhti, marrëdhënien intime me Alvisën dhe bën deklaratën e fortë për Bora Zemanin
Që kur Bashkim Saiti dhe Alvisa Qarri njoftuan për ndarjen e tyre, në rrjetet sociale është përfolur shumë se shkak është bërë tradhtia. I pyetur rreth kësaj çështje Bashkim nuk ka pohuar por as nuk ka mohuar duke ngritur dyshimet se është e vërtetë.
“No comment”-tha ai mbrëmjen e sotme kur u pyet nëse u tradhtua nga Alvisa në një intervistë të shkurtër 60-sekondashe në “Prive”. Megjithatë, shtoi se lidhja e fundit ishte një mësim për të.
I pyetur nëse do rikthehej në ‘Për’puthen’ me vendosmëri Bashkim tha “Jo”, duke u shprehur se ka njohur shumë njerëz fallco aty por refuzoi të jepte emra. Por nuk hezitoi të përmendte Albin si njeriun më real nga ky format. Megjithatë, Bashkimi nuk e ka kursyer as një super kompliment për Bora Zemanin, prezantuesen e emisionit, të cilën e cilësoi si “femra më seksi shqiptare”.
Ndërsa rreth pyetjeve me spec që zakonisht bëhen në këta rubrikë ai tha se nuk është në një lidhje dhe se marrëdhënia e fundit intime ka qenë para dy muajsh me Alvisën, sipas tij.
Risjellim në kujtesë se Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sezon, duke vendosur që të vijojnë lidhjen jashtë. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe pas disa javësh ata vendosën që t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në Instagram.
Bashkimi ka deklaruar në intervista pas ndarjes se të njohësh dikë para ekranit është shumë më ndryshe se jashtë. Sipas ish-konkurrentit gjatë emisionit ka vepruar më shumë me ndjenjë dhe se kishte një presion edhe më të madh ndërsa jashtë ka vepruar me një logjikë më të ftohtë.
I pyetur sesi është tashmë raporti i tij me Alvisën pas ndarjes, Bashkimi ka treguar se patën një ndarje të qetë kanë shkëmbyer disa mesazhe por jo diçka më shumë. Nga ana tjetër Alvisa është shprehur se ishte falënderuese për gjithçka përjetoi me Bashkimin, por ka thënë se nuk ka më shanse që ata të rikthehet bashkë.