
Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë
Aurela Hoxha ka qenë një nga vajzat që ka marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të mbajtur këto ditë në Kanë.
Modelja shqiptare u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë e veshur me një fustan të linjës së saj Aurela Hoxha Brand, duke ekspozuar trupin që e ka rikthyer shpejt në formë pas lindjes. Ajo e kombinoi fustanin e zi transparent me një palë doreza lateks jeshile.
Modelja zgjodhi një makeup të lehtë për eventin dhe flokët i mbajti lëshuar me pak onde në fund.
“Sa mirë që u riktheva sërish. Faleminderit për ftesën Festivali i Kanës. E adhuroj paraqitjen time të parë”, shkroi Aurela.
