Aurela Gaçe nuk e fal tradhëtinë: Ai njeriu ta mbledhi mendjen
Aurela Gaçe dhe aktorja Monika Lubonja ishin të ftuara në “Goca dhe gra”, ku gjatë intervistës shprehën mendimet e tyre për shumë tema të ndryshme.
Një prej këtyre temave ishte martesa dhe divorci. Në një moment, Monika e pyeti Aurelën nëse e fal tradhtinë.
Përgjigjia e Aurelës ka qenë e menjëhershme; “JO”, por me pyetjen e rradhës Monika e futi në mendime.
Monika Lubonja: A e fal tradhtinë?
Aurela Gaçe: Jo!
Monika Lubonja: Je e sigurt edhe për një njeri që e do shumë?
Aurela Gaçe: Ai njeriu ta mbledhë mendjen. Unë nuk e kisha menduar ndonjëherë, tani që më fute në mendime do të përgjigjem një herë tjetër.