Sorry, no posts matched your criteria.

Kongresi ASCAD/ Profesionistët nën eventin magjik të Brunilda Bardhit dhe kolegeve të saj

Sa e rëndësishme është për ju bukuria? Por nëse e vendosim në peshore me shëndetin e mirë? Natyrisht që balanca anon nga e shëndetshmja, dhe për një shëndet të mirë, duhet t’I besoni duarve të profesionistëve.

Për herë të parë në Shqipëri mbahet një kongres që bashkon të gjithë mjekët dhe specialistët në fushën estetikës. Mjek të suksesshëm, dermatolog, student mjekësie, mjek të suksesshëm jashtë Shqipërie ishin në kongresin e parë të ASCAD. ASCAD ishte një sukses duke sjellë një risi ne vendin tonë për të ofruar një standart tjetër, ku bashkoi mjekët profesionist, specialist, të cilët do rrisin shkallën e profesionalizmit në Shqipëri duke bërë të mundur ofrimin e një shërbimi cilësor, më standart dhe të sigurt nga mjekët e licensuar. Prania e prezantuesve & trajnuesve nga Europa i dha një tjetër konceptim mënyrës së organizimit si dhe workshopet. Dhe si gjithçka që bëhet nga gratë, nuk kishte sesi të mos shkëlqente.

Themeluese dhe Presidente e ASCAD, Brunilda Bardhi së bashku me Monika Fida, Erjona Shehu, Irena Savo, Orjana Janushaj realizuan në një kohë rekord, konferencën që në kushte të tjera merr të paktën 1 vit kohë deri në kompozimin e gjithçkaje. Por idetë e qarta, qëllimi dhe strategjia e përdorur, solli këtë eveniment, që kaq shumë i mungonte vendit tonë. E veçantë e këtij kongresi ishte se përveç një programi shkencor fantastik kishte element 6 workshope që nuk kanë qenë të pranishme me parë në kongrese të tjera.

Kjo shoqatë ka rreth 3 vite që është themeluar dhe ka bërë 4 koferenca virtuale ku njëra ka qenë me pjesëmarrje ndërkombëtare. Ky kongres kishte trajnues Internacional, ndër më të rëndësishmit si IMCAS,ESCAD,EADV,5ÇCongres,Dubaiderma. Profesionistët flasin të gjithë të njëjtën gjuhë, dhe këtë e konfirmoi edhe njëherë kongresi ASCAD, që tashmë për nga profesionalizmi dhe cilësia, i përngjan kongreseve ndërkombëtare.

Përpos gjithë sukseseve të sipërpërmendura, Dr. Brunilda Bardhi është gjithashtu pjesë e klubit që bën bashkë emrat më të suksesshëm të botës së biznesit, “Global Woman Club”. Ajo me eksperiencën e saj është kthyer në burim frymëzimi për shumë të rinj e të reja që aspirojnë të njëjtën fushë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com