Sorry, no posts matched your criteria.

Atdheu sqaron me Sarën mesazhet kërcënuese

Dje në “Për’puthen” ishte takimi i Sarës dhe Atdheut. Ato u duken tepër nostalgjikë në takimin e tyre, mirëpo përvecc kësaj sqaruan dhe disa gjëra të lëna pezull.

Sara: Ç’është kjo e dhënë dore si me qenë byrazerë, apo ta kanë bërë 8 me 2.
Atdheu: Nuk ma bën njeri 8 me 2 mua. Të kam munguar gjithë këto kohë?
Sara: Duhet të të pyes unë ty. Çfarë janë ato akuza. Të kam marrë 3 herë në telefon atë ditë.
Atdheu: Mund të them që ishte veprim i ngutshëm, e kam kuptuar që nuk ka ardhur nga ty.
Sara: Pse su sqarove me mua? I kemi pasur aq kofidenca.
Atdheu: Pse the po pas gjithë asaj që ndodhi?
Sara: Se mendoj që kushdo e meriton një mundësi të dytë.
Atdheu: Me aq sa kam kuptuar, ke pëlqim për Çimin dhe Geljanin.
Sara: Po cfarë ke ti, janë të bukur. Edhe ti ke pëlqyer të tjerë.

Kujtojmë se më herët, Atdheu zbuloi se kishte marrë kërcënime nga disa njerëz, që sipas tij kanë lidhje me Sarën. Atdheu tha se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës. Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj. Megjithatë, Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com