Arti shqiptar në zi, shuhet Dhimitër Anagnosti
Regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate pasi prej kohësh ishte i sëmurë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
Dhimiter Anagnosti ishte një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Përgjatë karrierës së tij 40-vjeçare ai ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, si dhe ishte fitues i shumë çmimeve në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Anagnosti ishte autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
“Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë janë disa nga kryeveprat që ai ka lenë në artin shqiptarë.