Arsimi i bën dedikimin më të bukur Anës
Arsimi, ish konkurrent i “Për’puthen”, u largua nga program disa javë më parë për shkak të disa probleme personale që i duhej te largohej për në Zvicër për disa vizita të djalit.
Mirëpo pas daljes së tij, shumë aludime u ngritën sikur është në një lidhje me Ana Lleshin. Madje ata janë kapur disa herë mat dhe dukeshin që ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Gjithsesi lidhjen e konfirmoi dhe Ana tek ‘Top Albania Radio’ duke thënë:
“Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ai u pyet më tepër për këngën që do të lançojë së shpejti, por nuk kishin si të mungonin pyetjet në lidhje me Anën.
Arsimi është larguar disa ditë për në Zvicër për të qenë më afër djalit të tij.
Çifti po qëndron i ndarë për disa ditë, ndërkohë që duket se Arsimin e ka marrë malli që tani për Anën. I pyetur nga ndjekësit në InstaStory se cili person në Tiranë i mungon më shumë, ish-konkurrenti liston të parën “zemrën e tij”, ndërsa më pas djemtë e “Për’puthen” që i ka bërë shokë.
Por, atë nisën ta pyesin shumë ndjekës se cila është “zemra e tij”, ndaj Arsimi u përgjigj:
“Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Anën do të sqarohen.”