Sorry, no posts matched your criteria.

Ariana Grande mes këngës dhe filmit! Do të lërë muzikën vitin tjetër?!

Aktorja dhe këngëtarja Ariana Grande ka njoftuar se do të nisë turin e saj muzikor “Eternal Sunshine” në vitin 2026, çka shënon turin e saj të parë të gjatë pas 7 viteve mungesë. Por ajo çka ka surprizuar për keq fansat e saj anembanë botës, është se pas këtij turi planifikon të ndalet me muzikën.

“Vitin tjetër do të bëj disa koncerte, sepse ndjeva përbrenda se është një ide e mirë. Të ndjekësh impulset e tua është gjithmonë mirë.” – u shpreh ylli i muzikës pop në podcastin e Amy Poehler “Good Hang”, për 41 show-t që do të ndërmarrë vitin e ardhshëm.

“10-15 vitet që kam kaluar deri tani do të duken shumë ndryshe nga ato që po vijnë. Nuk më pëlqen të them gjëra përfundimtare, ama mendoj se turi që do të bëj vitin tjetër mund të jetë i fundit para një pushimi shumë-shumë të gjatë.” – u shpreh Ariana, e cila nuk do t’ja kushtojë më gjithë potencialin e saj artistik vetëm këngës, por edhe aktrimit apo zhanreve të tjera të artit, të cilat i ka dashuruar që e vogël.

“Kam shpenzuar shumë kohë duke bërë vetëm muzikë pop, por jam rritur si një vajzë që dashuron musical dhe komedinë. Mendoj se tashmë do të duhet të ndjek këtë rrugë dhe të bëj çfarë më thotë zemra.” – shtoi më tej 32-vjeçarja, protagoniste e filmit të shumëpritur “Wicked: For Good”, që do të dalë në kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 2 ditësh, më 21 nëntor.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com