Argjira tregon sa paguhet për një postim në Instagram
Argjira Spanca, moderatorja e njohur, ka qenë e ftuar në “Prive” tek rubrika “60 sekonda”. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve, ku një ndër to ishte dhe sa paguhej në Instagram për një postim që bëntë.
“Diku tek 300 euro e më sipër”, ka treguar Argjira.
Më në fund, dikush i njohur tregoi ccmimin e vërtetë sepse shumica e personazheve publike nuk i pëlqen të tregojnë më tepër për pagesat që marrin.
E karakterizuar për natyrën e saj të çiltër, moderatorja iu përgjigj pa dorashka të gjitha pyetjeve gjatë kësaj interviste.
Gazetari: Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë?
Argjira: 16 vjeçe.
Gazetari: Kur e ke festuar Shën Valentinin e fundit?
Argjira: Fundit (qesh)
Gazetari: Sa herë je tradhëtuar në jetë?
Argjira: Disa herë, sidomos prej shoqërisë.