Arbenita tallet me autoritet kosovare: “Dërgesat në burg vijnë kështu”
Modelja Arbenita Ismajli ka zgjedhur të reagojë me ironi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj saj nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet aktualisht, ajo ka ndarë në rrjete sociale një buqetë gjigante me lule shumëngjyrëshe dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Kështu vijnë dërgesat në burg”.
Ky reagim është interpretuar gjerësisht si një tallje ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.
