Sorry, no posts matched your criteria.

Anxhela Peristeri ka një mesazh për të gjithë, ja kur do të këndojë në Eurovision

Sot në natën e dytë të “Eurovision 2021” do të këndojë përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Pas natës së parë gjysmëfinale ku u zgjodhën 10 shtetet e para finaliste, sonte zhvillohet nata e dytë ku interpreton edhe Anxhela Peristeri, si e 11-ta me radhë. Shqiptarët janë të gjithë në ankth, sepse pritet të mësohet nëse “Karma” do të prekë apo jo finalen e madhe.

Mediat e huaja shkruajtën për fustanin që Peristeri kishte përzgjedhur dhe ajo ka fituar aq vëmendje sa ka arritur të shpallet si e veshura më bukur.

“WiwiBlogs”, portali më i madh i “Eurovision”, ka organizuar një sondazh për publikun për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur dhe Anxhela ka mbledhur shumicën e votave. Fustani i kuq, i çarë deri në pjesën e sipërme të këmbës i punuar nga Valdrin Sahiti, duket se i ka pëlqyer shumicës së publikut europian. Duke qenë se sot paraqitja e jashtme është shumë e rëndësishme për një artist, kjo është një arritje për Anxhelën. Shpresojmë që pas kësaj fitoreje, Anxhela të marrë edhe çmimin e madh në festivalin europian.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com