Anila Bisha: Po, unë jam Diella!
Aktorja Anila Bisha ka sqaruar të vërtetën që fshihet pas imazhit të Diellës, ministres virtuale që nga ekrani ka një ngjashmëri të madhe me aktoren.
“Imazhi i e-Albania jam unë. Edhe zëri. Me dakordësi, imazhi është përdorur për t’u bërë avatar dhe mbaron në dhjetor të vitit 2025,”- ka thënë aktorja për Zoom.al.
Nevoja për një konfirmim prej saj erdhi pas diskutimeve publike që pasuan një deklaratë të drejtuesit të agjencisë së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. I ftuar te “Aldo Morning Show”, Kaso me hezitim nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse imazhi i Anila Bishës ishte përdorur për figurën e Diellës