
Ana e “Përputhen” shuan kuriozitetin e të gjithëve
Ana Lleshi, një prej ish-konkurentëve të “Përputhen”, u përjashtua nga ky emsion pas publikimit të fotos me konkurentin Arjon Luli. Asaj kohe kjo ishte një nga ngjarjet më të përfolura dhe u konsiderua nga të gjithë ndjeksit e saj një skandal dhe zhgënjim I madh.
Mesa duket, Ana i ka lënë pas këto, duke shijuar jetën e saj.
Në rubrikën “Trotuar”, Ana tregoi se pyetja që i bëjnë më shpesh është: “A je e lidhur dhe kush është ai?”
Të njëjtën pyetje i bëri dhe Ervini, të cilit Ana iu përgjigj: “Më ka thënë i dashuri të them që jam single”.
Me këtë deklaratë mësuam që Ana qenka aktualisht në një lidhje, por djali në krah të saj mbetet ende mister.