Sorry, no posts matched your criteria.

Amela Agastra, një tjetër ‘ambasadore’ e artit për Shqipërinë në botë

Sot duam t’ju flasim për Amelën si një ‘zbulim’ në tregun muzikorë ndërkombëtar. Edhe pse e re në moshë, Amela nuk ngjason aspak me moshataret e saj. Teksa po shkollohet në Angli, ajo po konkretizon edhe ëndrrën e saj, për t’u bërë një yll. Me një zë potent dhe me sharmin e saj, ajo ka tërhequr tashmë vëmendjen e producentëve, por edhe të publikut.

Kjo vajzë, si një yll i së ardhmes po punon krahas studimeve për të sjellë në tregun muzikorë këngë profesionale dhe që shumë shpejt do të shndërrohen në hite. Megjithatë bukuria e saj duket se e ka ndihmuar edhe në karrierën e spektakleve të bukurisë, ku së shpejti do ta shohim të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare. Nuk do të jetë e largët dita kur Amela do të prekë famën e Dua Lipës, Bebe Rexhës, Rita Orës dhe ne që tani jemi mëse krenar për një tjetër ambasadore të artit që vendi ynë lançon në tregun botëror.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com