Amber Heard frikësohet nga Johnny Depp, gjatë seancës gjyqësore
Prej disa ditësh ka nisur gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, të cilët kanë bërë akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Aktorët patën një përballje ditën e djeshme në gjykatë. Pas një dëshmie të ngarkuar emocionale të aktores 36 vjeçare, gjykata bëri një pushim dhe ata për pak u përballën me njëri-tjetrin.
Ditën e dytë që Heard dëshmoi në gjyq, ajo ndau detaje të tmerrshme rreth dhunës seksuale që pretendon se pësoi nga ish burri i saj. Duke u dridhur dhe duke qarë, aktorja tregoi se si 58 vjeçari e goditi, kërcënoi dhe dhunoi me shishe.
Në rrjet po qarkullon një video ku Amber Heard duket e frikësuar nga Johnny Depp, në momentin që seanca merr një pushim dhe palët lëvizin nga vendi i tyre. Teksa aktori afrohet, Heard bën një hap pas ndërsa një roje e sigurisë ndalon Depp të afrohet më shumë.
Depp ka dalë për të pirë një cigare, ndërsa Heard ka qëndruar në vendin e saj gjatë gjithë pushimit prej 15 minutash.