Aloe Vera dhe çuditë që bën për lëkurën dhe flokët
Aloe vera është një bimë dhe një emër i njohur kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës dhe flokëve dhe është përdorur për këtë qëllim me shekuj. Dermatologë të shumtë besojnë se ka një efekt jashtëzakonisht të mirë në shëndetin e njeriut.
Bima e përmendur mund të qetësojë lëkurën e inflamuar dhe për këtë arsye shpesh përdoret për të trajtuar djegiet nga dielli. Gjethet e aloe vera janë të pasura me ujë, veçanërisht në shtresën e brendshme dhe për këtë arsye kanë veti hidratuese. Sheqernat, të njohur edhe si mukopolisaharide, ndihmojnë në mbajtjen e lagështirës në lëkurë.
Është një antiseptik natyral që do të thotë se ndalon ose ngadalëson rritjen e mikroorganizmave dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Përdoret në kafshimet e insekteve për të zvogëluar ënjtjen, kruajtjen dhe dhimbjen. Përmban substancën glukomanan, e cila mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe djegieve, duke rritur prodhimin e kolagjenit.
E pasur me vitamina C dhe E dhe është efektive në trajtimin e akneve. Është një burim natyral i acidit salicilik dhe parandalon shfaqjen e pikave të zeza. Hulumtimet kanë treguar se aloe vera në kombinim me tretinoinë është jashtëzakonisht efektive në qetësimin e lezioneve të shkaktuara nga aknet. Heq skuqjen në fytyrë dhe i jep shkëlqim lëkurës.
Aloe vera zbut lëkurën e irrituar nga zbokthi, heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe kështu ndalon kruajtjen e pakëndshme. Përbërësit aktivë të aloe vera kontribuojnë në rinovimin e qelizave, të cilat ushqejnë dhe forcojnë fijet e flokëve.
Vitamina B12 dhe acidi folik ndodhen në shamponin aloe vera. Të dy këta përbërës parandalojnë humbjen e flokëve. Heq dhjamin shtesë dhe mbetjet nga produktet e tjera të flokëve.