Almeda dhe Tolgahan bëhen prindër për herë të dytë
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolgahan nëpërmjet një postimi në Instagram. Ato janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Alina.
“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.