Sorry, no posts matched your criteria.

Alergjitë dhe djegiet nga dielli, ja disa këshilla efektive

Të gjithëve na pëlqen të kemi një ngjyrë të bukur në verë. Por shpesh ekspozimi në diell sjell dhe probleme me djegien apo me alergjitë.  Disa këshilla si të parandalojmë shfaqjen e tyre.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund të jetë mjaft i dëmshëm pasi te disa individë mund të shkaktojë:

Mbindjeshmëri

Nën efektin e medikamenteve si doksiciklina apo medikamente të tjera, lëkura mund të bëhet më e ndjeshme ndaj diellit, duke u paraqitur e skuqur, me puçra të kuqe, të shoqëruara me të kruajtura apo edhe me flluska.

Alergji

Lexoni me kujdes fletën shoqëruese të medikamentit që perdorni. Nese ky i fundit shkakton reaksion alergjik në kontakt të lëkurës me diellin, atëherë evitoni qëndrimin në diell.

Vishni rroba me ngjyrë të çelët dhe aplikoni në zonat e ekspozuara krem mbrojtës me SPF të paktën 30

Djegie

Edhe rrezet UVA edhe UVB mund të dëmtojnë dhe djegin lëkurën tuaj duke shkaktuar skuqje dhe flluska.

Kurrë mos neglizhoni aplikimin kremit mbrojtës përpara ekspozimit në diell.

Trajtimi i djegive nga dielli në kushtet e shtëpisë:

Aplikoni menjëherë kompresa me ujë të ftohtë si dhe shtoni konsumimin e lëngjeve të ftohta për të ulur temperaturën trupore.

Evitoni sapunët apo parfumet në lëkurë pasi ato mund të irritojnë me tepër lëkurën e dëmtuar nga dielli.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com