Aktori i famshëm turk shkruan në gjuhën shqipe
Burak Yoruk është një nga aktorët më të dashur edhe për publikun shqiptarë. Pjesëmarrja e tij në telenovelat më të ndjekura ka bërë që ai të shndërrohet në një yllë edhe në vendin tonë. Pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare, madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.
Aktori ditët e fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku mbishkrimin e ka shoqëruar në gjuhën shqipe. “Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, ku fansat shqiptarë u gëzuan shumë. Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.