“Ai mendon vetëm për seks!” – Një influencer demaskon futbollistin e Realit të Madridit
Ndonëse talenti i tij në fushën e blertë është i padiskutueshëm, ana karakteriale e sulmuesit të Realit të Madridit Vinicius Junior e ka futur atë shpesh në telashe.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë zënkë me lojtarët kundërshtarë, po me diçka të ndodhur jashtë futbollit. Influencerja braziliane Anna Silva ka zbuluar disa detaje “pikante” në raport me futbollistin. Sipas saj, ky i fundit vazhdimisht i ka kërkuar asaj t’i dërgojë video sensuale.
“Vinicius e ka mendjen vetëm te seksi. Më ka dërguar disa herë foto të pjesëve të tij intime. Ai nuk mund të bëjë një bashkëbisedim normal, flet vetëm për marrëdhëniet seksuale.” – është shprehur Anna Silva për një media lokale.
Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe një mesazh audio që vet i ka dërguar sulmuesit brazilian, ku i shpjegon se në fakt nuk i pëlqen fare ky lloj komunikimi mes të dyve, duke kritikuar Vinicius se nëse do të donte një marrëdhënie bazuar vetëm te seksi, duhet të kërkonte dikë tjetër.
Mesa duket ky mesazh ka dhënë efektin e duhur, pasi vet Vinicius Jr. i është përgjigjur me delikatesë, madje duke kërkuar falje.
“Të kuptoj shumë mirë. Të kërkoj ndjesë sinqerisht. E nisëm marrëdhënien në mënyrën e gabuar, por shpresoj të përmirësohet. Miqësia dhe respekti vijnë para së gjithash.” – është shprehur braziliani.
Vinicius gjithashtu, në vazhdën e gjithë thashethemeve të këtyre kohëve, i ka kërkuar ndjesë publike me një postim në Instagram Virgina Fonseca-s, e cila mendohet të jetë e dashura e tij e fundit, pasi është parë shpesh javët e fundit në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu” në Madrid.
