Sorry, no posts matched your criteria.

Afrona Dika : Nga e para

Nga Suada Daci

Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolur të vitit 2024. Ne e takuam në Zyrih (aty ku ajo është transferuar plotësisht tashmë) dhe Afrona ishte si një “dritë dielli” në qytetin ngjyrë gri zviceran. E tillë dukej të ishte edhe jeta e saj, ku përveç rolit të saj si “businesswoman” ajo na tregoi se punonte në edhe në administratën e “Business School”. Por një nga prioritetet e saj ishte edhe podcastit “Talk with Afrona” të cilin (me shumë mundësi) e keni hasur të paktën një herë në YouTube e që ka rezultuar një sukses. Ndërsa sa i takon jetës së saj private (e di që keni shumë interes) ju ftojmë të lexoni intervistën tonë ekskluzive me një nga vajzat më simpatike që kemi takuar ndonjëherë…

Screenshot

-Si ishte 2024-ta për ty?

2024 për mua ishte një vit po aq sa i bukur dhe shume sfidues. Cdo vit dua të njoh veten në fusha të reja edhe këtë vit eksperimentova në gazetari, gjë e cila së fundmi më merr një pjesë të mirë të kohës time. 

-Talk with Afrona, si lindi si ide?

Lindi shumë natyrshëm, dikush më ftoi për të bashkëpunuar në një podcast të përbashkët, dhe mua më lindi dëshira ta realizoja vet sepse doja të krijoja një emision që të isha më afër me publikun dhe me cfarëdo lloj moshe apo kategorie. Një mirënjohje është për të gjitha mikeshat e mia që më mbështetën shumë edhe më dhanë optimizëm që podcasti “Talk with Afrona” të bëhej viral dhe shumë i dashur për ndjekësit e mi. Jam shumë e lumtur që jam një ndër të parat personazhe publikë në Diasporë që ka një podcast që flitet shqip dhe me të ftuar nga të gjitha fushat. Mund të them se me historitë e tyre frymëzuese ata kanë prekur tema shumë aktuale në shoqërinë shqiptare. 

Screenshot

-Cili ka qenë personazhi më interesant që ke intervistuar?

Të them të drejtën cdo personazh që ka qenë në podcast ka qenë unik në llojin e vet, sepse ka ndarë me ne jetën e tij reale dhe se si ka arritur suksese në karrierën tij, pavarëshisht sfidave në jetën e përditshme.

-E kishe menduar veten në rolin e gazetares?

Mundohem të bëj një rol gazetaresk në podcast, dhe ndoshta në vijim edhe mund të kualifikohem në këtë profesion. (Qesh)

-Si është jeta e Afronës tani që je stacionuar 100% në Zyrih?

Është dinamike, sfiduese por të jep mundësi të panumërta për të arritur qëllime të vecanta.

Screenshot

-E ke mbyllur edhe biznesin tënd, ke në plan diçka tjetër?

Hoqa dorë nga të qënit një bizneswoman, sepse jam kthyer në profesionin që jam e diplomuar dhe ushtroj atë për momentin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë në vijim…

-Je goxha e komentuar edhe në rrjetet sociale, si të bën të ndihesh ky fakt?

Jam mësuar me këtë fakt dhe nuk më bën më përshtypje. Është e vërtetë që ndonjëherë më mungon dhe privatësia ime, por mendoj që di ta menaxhojë si duhet edhe jetën time private.

-Një nga pasionet e tua (që pak) njerëz e dinë është muzika. Ke menduar të bëhesh pjesë e kësaj industrie?

Sa shumë gjëra që dini (qesh)… Është e vërtetë që muzika më pëlqen shumë dhe që shpresoj pse jo që një ditë ta bëj këtë ëndërr realitet.

Screenshot

-Interes të veçantë përbën gjithashtu jeta juaj personale, kemi ndonjë të re nga çështjet e zemrës…

Jeta ime personale është duke shkuar normalisha dhe s’ka asnjë ndryshim për momentin. Dasht Zoti të ketë diçka në vijim por përsëri do të doja që ajo të mbeste personale si vetë fjala .

-Planet për 2025-tën…

2025 uroj të vijë i mbarë dhe plot shëndet si për mua ashtu edhe për publikun. Uroj të arrijmë të gjithë suksese e të jemi të lumtur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com