Sorry, no posts matched your criteria.

Adriana Lima provokon ndjekësit, nudo përballë detit

Është një spektakël turbullues ajo që ofron Adriana Lima për ndjekësit e saj në Instagram. Në sfond është qielli dhe deti natën, me dritat e një qyteti në horizont. Më pas është silueta e saj e bukur, plotësisht e zhveshur, me flokët e gjatë që i arrijnë deri në të pasmet. ‘Kur dy Hëna takohen’, shkruan ajo ne rrjetin sociale dhe komentet vërshojnë lumë.

Hëna e plotë në qiell krijon një atmosferë magjike duke u bërë njësh me të pasmet e saj rrumbullake. Top modelja pozon e zhveshur dhe pa asnjë ndrojtje, nxjerr në pah trupin e saj të zhveshur që të lë pa frymë. Fiziku i saj perfekt qëndron përballë me qiellin që ndriçohet vetëm nga hëna, zhytur në një lojë dritë hijesh, që e bëjnë foton akoma më provokuese.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com