Adele dhe i dashuri i saj janë martuar në fshehtësi?
Fansat po spekulojnë se Adele mund të jetë martuar fshehurazi me të dashurin e saj Rich Paul pasi kanë parë një të dhënë në postimin e fundit të këngëtares në Instagram.
Britanikja ndau foto nga shtëpia e saj në Los Angeles të dielën teksa festoi fitimin e saj të parë të çmimit ‘Emmy’ për koncertin e saj televiziv, ‘Adele: One Night Only’. Ajo ka publikuar një foto të kupës në tavolinën e saj, ku mund të shihet një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat që kanë nisur duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti. Loja, e cila duket të jetë një grup domino ose pllakash ‘Rummikub’, me të shkruar “The Paul’s” në anë, ka bërë që shumë fansa të pysin “A je martuar?”.
“Nuk mund të them nëse jam më i emocionuar nga ky detaj apo i mërzitur nga shenjat e këqija të pikësimit”, shkroi një tjetër. Superylli dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.
Muzikantja ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin Simon Konecki, babai i djalit të saj nëntë vjeçar Angelo, me të cilin u martua në vitin 2018 dhe u nda në të njëjtin vit.