Sorry, no posts matched your criteria.

“A na i more”/ Jehona Sopi rikthehet me baladën e ndjerë

Jehona Sopi është rikthyer në muzikë dhe më fuqishëm se kurrë. Artistja e sukseseve të mëdha, ka publikuar këngën e saj më të re.

“A na i more” është produksioni që konfirmon edhe njëherë mjeshtërinë e Jehonës në muzikë. E kuruar në çdo detaj, artistja ka joshur menjëherë me këtë këngë, duke u shndërruar menjëherë ndër më të pëlqyerat. Ndonëse ka vetëm pak orë nga publikimi, të shumtë kanë qenë ata që e kanë shpërndarë “A na i more”.

Balada rikthen edhe njëherë në tregun muzikorë Jehonën, që duhet thënë ndër vite ka sjellë për publikun produksione që i kanë rezistuar kohës. E tillë do të jetë pa diskutim edhe “A na i more”, që konfirmon edhe njëherë madhështinë e Jehonës si këngëtare.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com