Sorry, no posts matched your criteria.

A është uji i gazuar i mirë për ju?

Uji me gaz shtë sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë. Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte. Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.

Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz.
Dioksidi i karbonit dhe uji reagojnë kimikisht për të prodhuar acid karbonik, një acid të dobët. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në gojë, e cila mund të jetë irrituese ose e këndshme. pH i ujit të gazuar është 3-4, pra është paksa acid. Sidoqoftë, pirja e ujit të gazuar nuk e bën trupin më acid. Veshkat dhe mushkëritë heqin dioksidin e karbonit të tepërt.

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me ujin e gazuar është efekti i tij në dhëmbë, pasi smalti është i ekspozuar drejtpërdrejt në acid. Ka shumë pak hulumtime për këtë temë, por një studim zbuloi se uji mineral me gaz dëmton smaltin vetëm pak më shumë sesa uji pa gaz. Në një tjetër studim, pijet e gazuara treguan potencial të fortë për të shkatërruar smaltin – por vetëm nëse ato përmbajnë sheqer.

Në fakt, një pije e ëmbël jo e gazuar është më e dëmshme se një pije e gazuar pa sheqer. Një përmbledhje e disa studimeve zbuloi se kombinimi i sheqerit dhe karbonizimit mund të çojë në prishje të dhëmbëve.

A ndikon në shëndetin e zemrës?
Kërkimet sugjerojnë se uji i gazuar mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, megjithëse provat janë shumë të kufizuara.

A ndikon uji i gazuar në shëndetin e kockave?

Shumë njerëz besojnë se pijet e gazuara janë të dëmshme për kockat për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerojnë që nuk ka rrezik, të paktën për ujin e gazuar, pasi për pijet e tjera të gazuara  studimet thonë se ndikojnë negativisht te kockat.

Si përfundim, studimet tregojnë se uji i gazuar nuk është i dëmshëm. Nëse ju shijon, pijeni, por duhet të tregoheni të kujdesshëm për të lexuar përbërësit në lidhje me sheqerin e shtuar apo kripën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com