Sorry, no posts matched your criteria.

A do të martohet me Ledrin? Sara shuan dyshimet për një dasmë të mundshme

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë prej çifteve më simpatike të showbizit shqiptar. Një ditë më parë Ledri festoi ditëlindjen e 36-të dhe natyrisht që urimi i saj dhe I së bijës ishin më specialët. Sara do të jetë e ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, e në promon që është publikuar ditën e sotme ajo ka folur nëse në planet e saj dhe të Ledrit do të ketë dasmë apo jo.

Sara shfaqet pranë Armina Mevlanit e cila e ka ngacmuar duke thënë se në emision do flasin edhe ‘për dasmën që do kenë së shpejti’. Por menjëherë sapo u përmend dasma Sara ka qenë e shpejtë duke e mohuar lajmin, shoqëruar me një të qeshur.

“Ça dasme moj, jo ça dasme Armina në lutem”, ka thënë Sara duke qeshur.

Kujtojmë se Ledri nuk i ka propozuar ende Sarës. I ftuar disa ditë më pare në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj ai tha se nuk e ka propozuar akoma Sarën. Reperi rrëfeu se ka kohë që po e mendon se si do e bëjë propozimin, por do që e gjitha të jetë diçka shumë e veçantë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com