Sorry, no posts matched your criteria.

Pete Davidson mbushet me tatuazhe dedikuar Kim

Kim Kardashian postoi në Instagram të hënën disa fotografi që tërhoqën mjaft vëmendje; çifti përqafohet pranë pishinës, me Davidson që tregon tatuazhet e reja.

Përgjatë klavikulës së tij (dhe pjesërisht e mbuluar nga gjerdani i tij prej ari), ka një tatuazh të vogël të ri që i bën homazh herës së parë që të dy u puthën.

Tatuazhi përmban emrat “Jasmine” dhe “Aladdin” me një shenjë ‘infinity’ në mes, në dukje duke iu referuar pjesës së “SNL” në të cilën dyshja luajtën së bashku në tetor 2021.

Pjesa ishte padyshim shumë e rëndësishme për çiftin, pasi Kardashian u shpreh se kishte ndjerë një shkëndijë kur ata u puthën për herë të parë dhe më vonë i kërkoi një producenti numrin e telefonit të Davidson.

Ky është vetëm një nga tatuzhet që Davidson ia ka kushtuar dashurisë së tij. Ai ka gjithashtu “KNSCP” – inicialin e parë të Kardashian së bashku me ata të katër fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm West – si dhe një tatuazh “vajza ime është një avokate” që nderon ambiciet e karrierës së të dashurës së tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com