Rusi – Kompania e neuroteknologjisë përdor pëllumbat me chip si dronë vëzhgimi
Kompania ruse e neuroteknologjisë “Neiry” ka kryer teste në Moskë, nëpërmjet disa pëllumbave që u transformuan në “biodronë”, pasi pajisje të vogla elektronike iu montuan në tru.
Sipas informacioneve të dhëna nga vet kompania, grupi i parë i pëllumbave të cilit i ishte vendosur një chip në tru kanë bërë xhiro prove rrotull laboratorit. Kompania synon t’i përdorë këto pajisje për mbikëqyrjen e infrastrukturës kritike, inspektimet industriale, operacionet mjedisore dhe ato të kërkim-shpëtimit.
Ky eksperiment ka përdorur disa elektroda të implementuara në trurin e zogjve, të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet në njësie kontrolli të ushqyer nga energjia diellore. Sistemi i ndërtuar mundëson influencimin e drejtimit të fluturimit me navigim të bazuar te GPS. Sipas “Neiry”, pëllumbat nuk kanë nevojë për stërvitje speciale për këtë detyrë dhe mbijetesa e tyre pas implementimit të pajisjeve është e garantuar falë teknikës speciale të përdorur.
Këto “biodronë” janë të pajisur me kamera, me imazhet që riprodhohen nga inteligjenca artificiale që të respektohet privatësia e njerëzve. Kostoja e këtyre “biodronëve” është e ngjashme me dronët e zakonshëm, ama performanca e tyre pritet të jetë më e lartë sa i takon aspektit të autonomisë dhe diapazonit.
Aleksander Panov, themeluesi i kompanisë “Neiry” ka shpjeguar se i njëjti sistem mund të aplikohet edhe në shpendë të tjerë si sorrat apo pulëbardhat, në varësi të misionit për të cilin do të përdoren. Plani i Panov është që kjo provë e teknologjisë të shtrihet edhe në vende të tjera të botës.