Sorry, no posts matched your criteria.

Shpërthen vullkani në Etiopi, “përbindëshi” që kishte qëndruar në heshtje për 12.000 vjet

Pas plot 12.000 viteve “heshtje”, është rizgjuar vullkani Hayli Gubbi që ndodhet në zonën Afar të Etiopisë.

Sipas informacioneve të dhëna nga Toulouse Volcanic Ash Advisory Centre (VAAC), shpërthimi ka nisur më datë 23 nëntor, duke lëshuar në atmosferë një tym prej disa kilometrash.

Imazhet e siguruara nga satelitët tregojnë se si reja gjigande e hirtë e krijuar nga vullkani ka kaluar Detin e Kuq, ka prekur Jemenin, Omanin, për të vazhduar më tej drejt Indisë dhe Pakistanit.

Për shkakun e saj janë anuluar apo janë shtyrë shumë fluturime në vendet e sipërpërmendura. Ndër të tjera, autoritetet indiane që merren me rregullimin e fluturimeve kanë rekomanduar kompanitë ajrore që të shmangin me patjetër zonat e prekura nga tymi.   

Sipas informacioneve të “Global Volcanism Program”, në epokën aktuale gjeologjike të nisur rreth 12.000 vite më parë, nuk ka pasur asnjë shpërthim të vullkanit Hayli Gubbi. Kjo është aryseja që e bën të veçantë këtë rizgjim historik. Kjo gjë konfirmohet edhe prej vullkanologëve të pavarur.

Sipas Simon Carn, docent në Michigan Technological University, nuk ka prova të sigurta për një aktivitet vullkanik për kaq shumë vite në Hayli Gubbi.

Ndërkohë, shkencëtarja e University of Bristol, Juliet Biggs shprehet se pavarësisht “përgjumjes” mijëravjeçare, kushtet tektonike të kësaj zone afrikane bëjnë të mundur një rizgjim të vullkaneve.

Bëjmë me dije se Hayli Gubbi është një vullkan i cilësuar “mburojë”, pra një lloj vullkani që zakonisht shoqërohet me shpërthime të shfrenuara. Pavarësisht kësaj, analizat fillestare nga VACC tregojnë se shpërthimi ka qenë jo nga më të fuqishmit, duke lëshuar hi të imët dhe gazra vullkanikë deri në lartësi të mëdha.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com