Sorry, no posts matched your criteria.

E quajtën “budallaqe”, Fatima Bosch nga Meksika fiton Miss Universe 2025 pak javë pas skandalit

Fatima Bosch Fernández, përfaqësuesja e Meksikës në Miss Universe 2025 është shpallur fituese e kompeticionit të bukurisë. Modelja 25-vjeçare ka marë kurorën falë prezencës së saj elegante e plot siguri, në finalen që u mbajt në Tailandë, por edhe duke iu përgjigjur me saktësi pyetjeve deçizive të jurisë.  

Ajo çka e bën këtë fitore më të veçantë, por edhe një lloj “hakmarrjeje” ndaj organizatorëve të spektaklit, është skandali i pak javëve më parë, kur në një nga takimet parapërgatitore, Drejtori tajlandez i kompeticionit Nawat Itsaragrisil e cilësoi atë një “budallaqe”. Debati nisi pasi bukuroshja meksikane u akuzua prej Itsaragrisil se nuk kishte promovuar mjaftueshëm vendin organizator, çka u kundërshtua nga Fatima. Në shenjë proteste ajo braktisi sallën dhe u ndoq edhe nga shumë Miss-e të tjera që u solidarizuan me të.  

“Besoni në fuqinë e autenticitetit tuaj. Besoni në vetvete, në ëndrrat tuaja dhe në zemrën tuaj. Mos lejoni askënd të vërë në dyshim vlerat tuaja, sepse ju vleni shumë dhe zëri juaj duhet të dëgjohet!” – u shpreh Fatima nga skena e Miss Universe në Tailandë, duke dhënë një mesazh për gjithë vajzat e reja.

Krah Miss-it meksikan që mori vendin e parë, e dyta u rendit Praveenar Singh e Tailandës, kurse në vend të tretë u rendit Stephany Adriana Abasali nga Venezuela. Fatima Bosch, e cila ka lindur në Meksikë ka studiuar për modë në “Universidad Iberoamericana” si dhe në “NABA” të Milanos. Ajo është e profilizuar në dizenjimin e veshjeve me materiale të riciklueshme, si dhe prej vitesh bën vullnetaren në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com