Meghan Markle për Princin Harry: Askush nuk më do sa ai!
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka dhënë për “Harper’s Bazaar” një ndër intervistat më intime të bëra derimë tani.
44-vjeçarja ka dalë në kopertinën e revistës e veshur me një xhaketë të zezë dhe pantallona të zeza, e ulur në një stol dhe pa grim në fytyrë. Një fotografi kjo e drejtpërdrejtë, e sinqertë, ashtu si shikimi i saj drejt objektivit.
“Mendoj se limitet e mia tashmë janë më të forta. Me kalimin e kohës gjen mënyra të ndryshme për të mbrojtur veten.” – shprehet Megan për revistën e famshme.
Ndërkohë, kur flet për bashkëshortin e tij, Princin Harry me të cilin ka dy fëmijë, Dukesha “vendos dorën në zemër”.
“Ai më dashuron me gjithë zemër. Askush nuk më do sa ai, prandaj e di që do të më mbrojë gjithmonë.” – rrëfen Markle referuar Harryt.
Ajo flet gjithashtu edhe për momentet e vështira që ka kaluar nga gjykimet e të tjerëve, por ka marrë një mësim: nëse vendimet personale merren duke u bazuar të gjykimet e jashtme, atëherë humbet autenticitetin.
Meghan kujton momentet e nisjes së marrëdhënies me Harryn, nga fejesa në vitin 2017, prej nga ku lindën dhe shumë konflikte familjare që bënë xhiron e mediave.
Sot, thuajse 10 vite më pas ajo shfaqet më e vendosur se kurrë për të ndërtuar jetën e saj të pavarur, nga brendi personal te rikthimi në aktrim në një serial e pse jo, edhe në një film të ri, çka do ta ridimensiononte figurën e saj përtej familjes mbretërore.
Meghan Markle rrëfen gjithashtu se i pëlqen shumë të punojë nga shtëpia, pasi kështu mund të qëndrojë më shumë me fëmijët e saj Archie dhe Lilibet. Gjithësesi edhe pjesëmarrja në eventet e mëdha ndërkombëtare e tërheq, mes të cilave kërkon të gjejë ekuilibrin perfekt. “Dashuroj t’i bëj të dyja: të luaj në dhe me fëmijët e mi, por edhe të jem në rresht të parë në një spektakël.” – shprehet Meghan.

