Sorry, no posts matched your criteria.

Hidhet shorti pë fazën “play off”, Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë për Botërorin 2026

Paraditen e sotme është hedhur shorti për fazën “play off” për skuadrat që synojnë ende të kualifikohen për kampionatin botëror që do të luhet në vitin 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kombëtarja shqiptare, e cila u rendit në vend të dytë në grupin K, do të përballet me Poloninë në transfertë, në ndeshjen e parë që është gjysmëfinalja e kësaj faze. Në rast se kuqezinjtë fitojnë ndaj polakëve, atëherë ata do të ndeshen në finale me skuadrën që do të kualifikohet nga përballja Ukrainë-Suedi. Ajo që mund të konsiderohet si negative nga ky short, është se Shqipëria nuk do të luajë asnjë nga ndeshjet në Arenën Kombëtare, pasi të dyja do të luhen jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Kombëtarja e Kosovës e cila u rendit e dyta në grupin B, do të përballet në gjysmëfinale me Sllovakinë në transfertë. Në rast se fiton këtë ndeshje, ajo do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e përballjes Turqi-Rumani.

Dy fate të ndryshme për skuadrat tona, por që kanë të njëjtin objektiv të përbashkët, të kualifikohen për në Botëror.

Ndeshjet e para do të luhen më 26 mars 2026, ndërsa finalet do të luhen më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Prezentë në Nyon të Zvicrës ku u hodh shorti ishin edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit me stafin e tij, si dhe trajneri brazilian i kombëtares shqiptare, Sylvnho. Ata u shfaqën të qetë kur mësuan fatin e kuqezinjve, madje Armand Duka edhe ka buzëqeshur kur zbuluam se do të ishte Polonia kundërshtarja jonë, ndoshta si një formë çlirimi që nuk do të përballemi me Italinë apo ndonjë rival dukshëm më të fortë.

Përballjet e tjera të fazës “play off” do të jenë:

Itali – Irlanda e Veriut

Uells – Bosnje Hecegovinë

Danimarkë – Maqedonia e Veriut

Çeki – Republika e Irlandës

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com