Të tjera akuza të rënda për Diddy. Ngacmoi seksualisht producentin muzikor dhe përdhosi kujtimin e Biggie-t?
Reperi Diddy, i cili aktualisht po vuan një dënim 4-vjeçar në burg federal për përdorim të punonjësve të seksit në festat e tij private, është vënë sërish nën hetim. Këtë here, pas akuzave të reja për sulm seksual ndaj një producenti muzikor, të depozituara në Departamentin e Sherifit të Qarkut Los Anxheles.
Producenti John Hay, i cili kohët e fundit ka folur në media, ka konfirmuar se është “John Doe” i padisë civile të paraqitur në korrik, ku ai pretendon se Sean Combs e ka ngacmuar seksualisht në dy raste gjatë viteve 2020 dhe 2021, periudhë kur Hay po punonte në një remix të materialeve të Biggie Smalls (Christopher Wallace), që e vuri në kontakt me ekipin e “Bad Boy Records: me drejtues pikërisht Diddy.
Në padi thuhet se incidenti i parë ka ndodhur në dhjetor të 2020-ës, në një magazinë në Los Angeles ku ruheshin veshje të Notorious B.I.G..
Sipas pretendimeve, fillimisht Combs u ka shpërndarë drogë të pranishmëve dhe nën efektin e saj, është masturbuar para producentit me një nga këmishat e Biggie-t, të cilën më pas ja ka hedhur Hay-t, për t’u larguar duke thënë “U prehsh në paqe Biggie.”
Hay thotë gjithashtu se në mars të 2021-shit është vënë në kurth nga Christopher “CJ” Wallace Jr., djali i Biggie-t, dhe producenti Willie Mack. Në padi pretendohet se pas mbërritjes së tij në një takim të planifikuar, dikush i ka mbuluar kokën dhe më pas Diddy ka hyrë në dhomë, ka urdhëruar të tjerët të largohen dhe ka tentuar ta detyrojë producentin të kryejë një akt seksual.
Sipas “People”, producenti Hay e ka depozituar kallëzimin më 20 shtator të këtij viti në polici. Avokati i tij, Gary Dordick ka thënë se rasti do t’i paraqitet një jurie në Kaliforni dhe se ai beson se “e vërteta do të dalë në pah”. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e Sean “Diddy” Combs ende nuk ka dhënë një deklaratë, ama punët për reperin e famshëm nuk duken aspak mirë.