Sorry, no posts matched your criteria.

Aktori Eddie Murphy rrëfen “superfuqinë” e tij si baba i 10 fëmijëve

Aktori Eddie Murphy është një “super baba”… në gjithë kuptimin e fjalës!

Në një intervistë të dhënë për “People”, 64-vjeçari ka rrëfyer se cila është aftësia e tij më e madhe, si baba i plot 10 fëmijëve.

“Superfuqia ime është se unë jam gjithmonë prezent! Pyesni këdo nga fëmijët e mi në çdo moment të ditës se ku është babai i tyre, dhe pasi të shohin orën do të të përgjigjen se në cilën pjesë të shtëpisë jam. Babai i tyre ka qenë gjithnjë aty.” – shprehet komediani i famshëm, gjatë premierës së dokumentarit “Being Eddie” të publikuar në Netflix.

Aktori është baba i 10 fëmijëve. Për herë të parë ai u bë baba në vitin 1989, kur lindi djali Eric, nga marrëdhënia me Paulette McNeely.

Ai gjithashtu ka 5 fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten Nicole Mitchell, të cilët quhen Bria, Myles, Shayne, Zola dhe Bella. Një fëmijë tjertër (Angel) e ka me ish-anëtaren e grupit “Spice Girls”, Mel B, ndërsa një tjetër djalë (Christian) me ishin Tamara Hood. Ndërkohë, me bashkëshorten aktuale Paige Butcher ka 2 fëmijë, Izzy dhe Max.

“Njerëzit më shohin çuditshëm, sikur mendojnë ‘ai është i çmendur, sa shpenzime mund të ketë?!’ Ndërsa gratë mendojnë se ka diçka seksi në gjithë këtë proces, sikur unë ‘po bëj një punë të mirë’ që kam kaq shumë fëmijë.” – është shprehur Murphy në një intervistë të para disa kohëve, referuar faktit se si e shohin të tjerët jetën e tij me 10 fëmijë.

Aktori i famshëm vlerëson shumë bashkëshorten e tij aktuale për faktin që është një baba i tillë, pasi ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

“Ajo është qendra e gjithçkaje. Arriti t’i bënte bashkë të gjitha gjërat. Unë kam fituar me të.” – shprehet Eddie për Paige, me të cilën u martua në vitin 2024, por që janë njohur dhe janë frekuentuar për herë të parë në vitin 2012.

Eddie Murphy, i cili ka 10 fëmijë të cilët janë nga mosha 6 deri në 36 vjeç, shprehet se nuk e kishte menduar kurrë që do të kishte kaq shumë, ama ka kuptuar që është gjëja më e bukur që i ka ndodhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com