Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Një “pizhama party” jo si të tjerat! – Britney Spears bashkohet me Kim dhe Khloe Kardashian

Nuk është një skenë filmi, as ndonjë puntatë e reality show-t “Keeping up with the Kardashians”, por një e premte e vërtetë shoqërore: Kim Kardashian në një pizhama party me këngëtaren Britney Spears, ku u bashkua edhe Khloe Kardashian.

Ka qenë Kim ajo që në Story-t e Instagramit ka ndarë disa momente nga bashkimi, ku prezent ka qenë edhe menaxheri historik i Britneyt, Cade Hudson.

Në foto duken të gjithë personazhet prezentë të qeshur, të lumtur, duke marrë poza si të çdo grupi shoqëror larg famës.

Kim dhe Britney njihen prej shum kohësh, që në fillim të viteve 2000.

Themeluesja e “Skims”, pasi pa dokumentarin “Graming Britney Spears” në vitin 2021, u shpreh se ndiente empati për yllin e muzikës pop, pasi e ka provuar gjithë kohës mbi kurrizin e saj ashpërsinë intensive të mediave dhe të qenurit në vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se Britney prej vitesh kalon një periudhë të vështirë me çështjet gjyqësore në lidhje me babanë e saj, njerëzit që e kishin nën kujdestari dhe për problemet e mundshme me shëndetin mendor, për të cilën fansat e saj besnikë janë shqetësuar gjithmonë. Gjithësesi, momentet e gezueshme mes Britneyt dhe motrave Kardashian janë një shenjë e mirë, për të fituar atë “liri” për të cilën ylli i muzikës pop ka luftuar dhe ka merituar gjithmonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com