Sorry, no posts matched your criteria.

Cardi B bëhet nënë për herë të katërt, fëmija e parë me të dashurin e ri

Reperja e njohur Cardi B është bërë nënë për herë të katërt, por me fëmijën e parë me yllin e NFL, Stefon Diggs.

Burime të afërta me artisten kanë konfirmuar se ajo ka sjellë në jetë një djalë javën e kaluar, ndërsa lojtari i New England Patriots ka qenë pranë saj gjatë gjithë momentit të lindjes.

Lajmin e gëzueshëm, Cardi e ndau edhe vet me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shprehu emocionet për kapitullin e ri që po nis në jetën e saj. Ajo u shpreh se ky vit ka sjellë për të jo vetëm muzikë të re dhe një album të ri, por edhe një arsye më shumë për të qenë versioni më i mirë i vetes: foshnjën e saj.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë një kombinim i kapitujve dhe stinëve të ndryshme. Kapitulli im i fundit ishte nisja e një stine të re. Të nisësh nga e para nuk është asnjëherë e lehtë, por këtë herë ja ka vlejtur!” – shkruan reperja në postimin e saj.

Reperja amerikane dhe Diggs u panë së fundmi së bashku në një ndeshje të Patriots, duke konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, e cila nisi pak kohë pasi Cardi u nda nga ish-partneri i saj, Offset, pas 7 vitesh martesë. Lajmi për shtatzëninë u bë publik në shtator. Stefon Diggs, i cili ka edhe një vajzë nga një lidhje tjetër, kishte shprehur dëshirën për një djalë, e mesa duket ajo iu realizua. Ndërkohë, Cardi B ka tre fëmijë me Offset: Kulture, Blossom dhe Wave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com