Sorry, no posts matched your criteria.

Lady Gaga ndërpret koncertin në Belgjikë, fansat e saj humbin ndjenjat…

Ka ndodhur shpesh që fansat të cilët ndjekin artistin e tyre të preferuar “live”, të emocionohen aq shumë sa të mos ndihen mirë nga ana shëndetësore.

Mesa duket, së fundmi kjo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares Lady Gaga gjatë turit të saj në Belgjikë, për promovimin e albumit “The Mayhem Ball”, ku disa fansa kanë shfaqur shqetësime, çka ka tërhequr vëmendjen artistes.

“Ju kërkoj të keni pak durim, që të mund të sigurohemi që ato janë mirë. Sillni pak ujë! Shihni nëse janë më mirë dhe çojini në prapaskenë!” – është shprehur Gaga, duke ndërprerë performancën e saj.

“Shumë prej jush janë pjesë e jetës sime prej 20 vitesh, kështu që e dini mirë se sa të rëndësishëm jeni për mua.” – ka thënë artistja gjatë performancës së saj në paino, për “Little monsters” – siç quhen ndryshe ndjekësit e saj besnikë.

Ajo me shaka, gjithashtu u ka kërkuar një premtim fansave prezentë: se a do kthehen ta ndjekin sërish nëse do të rikthehet aty pas 20 vitesh?

Sipas njerëzve të pranishëm në koncert, shkak që disa fansa janë ndjerë keq, përveç emocioneve që po ndiqnin “live” artisten e tyre të preferuar, ka qenë vapa në ambientin e koncertit e ndërthurur me çmimet e shtrenjta të pijeve që shiteshin aty. Ata kën akuzuar organizatorët, edhe pse ndërhyrja e stafit të Lady Gagas ka ndihmuar që situata të përmirësohet. Një ndër fansat prezentë në koncertin në Anversa të Belgjikës, rrëfen se ka qenë i pranishëm edhe në eventin e artistes në Barcelonë, ku nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët. Sipas tij, qëndrimi në këmbë për orë të tëra dhe ndalimi i marrjes së shisheve të ujit mbi një sasi të caktuar bën që njerëzit të mos ndihen mirë. Ai bën thirrje për një tjetër mënyrë organizimi, që fansat të jenë të lirshëm të ndjekin artistin e tyre të preferuar pa pasur frikën se nuk do të ndihen mirë nga ana shëndetësore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com