Papa Leoni i XIV-të tregon filmat e tij të preferuar para takimit me aktorët hollivudianë
Diten e shtunë, Papa Leoni i XIV-të do të presë një grup personazhesh hollivudianë në Vatikan.
Ndër emrat e mëdhenj të industrisë së filmit dhe të televizionit që do të jenë të pranishëm përmendim Spike Lee, Cate Blanchett, Viggo Mortensen, Chris Pine, Monica Bellucci, Wang Bing, George Miller, Marco Bellocchio, Gus Van Sant, Abel Ferrara etj.
“Papa Leoni i XIV-të kërkon të thellojë dialogun me botën e kinemasë, sidomos me aktorët dhe regjisorët, që të eksplorojë mundësitë që kreativiteti artistik i ofron misionit të Kishës dhe promovimit të vlerave njerëzore.” – thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
Pikërisht pak para takimit të tij të shumëpritur me artsistët, Papa ka ndarë një listë me 4 filmat e preferuar, të cilët janë: “It’s a Wonderful Life” (1946), nga Frank Capra, “The Sound of Music” (1965) nga Robert Wise, “Ordinary People” (1980) nga Robert Redford dhe “Life Is Beautiful” (1997) nga Roberto Benigni.
Pavarësisht preferencave dhe mendimeve të ndryshme për përzgjedhjet e Papës, duket qartë fokusi i tij në filmat klasikë.
Kujtojmë se eventi i së shtunës nuk është hera e parë që Papa pret njerëz nga bota e kinematografisë në Vatikan.
Në muajin korrik, vizitorët e famshëm kanë qenë legjenda Al Pacino dhe Andrea Iervolino që është producenti i filmit “Maserati: The Brothers” ku protagonistë janë Pacino, Anthony Hopkins dhe Andy Garcia. Gjithashtu, edhe legjenda tjetër e filmave Robert De Niro u takua me Papa Leonin disa ditë më parë, pasi ai u nderua me titullin honorifik të qytetit të Romës, “Lupa Capitolina”.
