Jeta e re në Londër! Ryan Gosling dhe Eva Mendes do të bëjnë një dasmë të dytë…
Dyshja e famshme Eva Mendes dhe Ryan Gosling kanë vendosur që të bëjnë një dasmë të dytë, por këtë herë në Angli, pasi kanë lënë pas krahëve jetën e tyre në Hollywood. Kjo është ajo që raporton “Examiner”, për çiftin që mesa duket do të nisë një kapitull të ri të jetës.
Së fundmi, 45-vjeçari Gosling ka qenë duke xhiruar për filmin e radhës “Star Wars: Starfighter” në Londër. Ndërkohë, edhe 51-vjeçarja Mendes përflitet se do të luajë bashkëshorten e tij në filmin fantastiko-shkencor.
“Atyre u pëlqen jeta e qetë në Londër. E kanë më të thjeshtë të lëvizin pa u njohur menjëherë nga njerëzit.” – shprehet një burim për çiftin që janë lidhur me njëri-tjetrin në vitin 2022.
Së bashku me 2 vajzat e tyre, Esmeralndën 11 vjeç dhe Amada Lee 9 vjeç, ata po jetojnë aktualisht në një zonë ekskluzive të Londrës, ku kanë shtëpitë edhe personazhe të tjerë si Harry Styles, Jude Law apo Emma Thompson. “Dasma nuk do të jetë e përmasave të mëdha. Nuk e kanë në stil një gjë të tillë. Por duan ta celebrojnë këtë kapitull të ri të jetës së tyre si çift, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta bërë.” – shprehet burimi, për dasmën që ende nuk e ka një datë zyrtare.