Sorry, no posts matched your criteria.

“Mëmësia, më e vështirë se të xhirosh disa filma rresht!” – Rrëfehet aktorja Keira Knightley

Në një intervistë të dhënë për “Independent”, aktorja e njohur Keira Knightley ka folur për raportin e saj me aktrimin dhe mëmësinë.

Pyetjes se cila ka qenë më e vëshrirë, periudha 5-vjeçare kur ka xhiruar më shumë se 8 filma, apo muajt e parë të mëmësisë, ajo i është përgjigjur qetësisht, pa hezituar: Mëmësia, sigurisht!

“Nuk ka asgjë që të përgatit ty për atë nivel lodhjeje, sidomos kur ke një fëmijë që nuk e zë gjumi kollaj!” – shprehet aktorja e filmit të famshëm “Piratët e Karaibeve”.

40-vjeçarja Keira dhe bashkëshorti i saj, muzikanti James Righton provuan “gjithçka” për të bërë që vajza e tyre e parë Edie, e cila sot është 10 vjeç, të mund të flejë gjumë natën.

Eksperienca e vështirë e fillimit të mëmësisë për aktoren sot është një histori e shkuar, por ka bërë që ajo të “debutojë” në një fushë të re, atë të shkrimit, pasi do të nxjerrë në treg librin për fëmijë “I love you just the same”.

Për një periudhë 5-mujore, çdo natë aktorja bënte nga një pikturë para se vajza e saj të flinte gjumë, kështu që kur të zgjohej në mëngjes ajo do të kuptonte se mamaja e saj kishte menduar për të.

“Kjo gjë u shndërrua në një lloj dialogu midis nesh, sepse thuajse çdo ditë ajo do të mendonte se çfarë do të kishte piktura e re, një zog, një mace apo diçka tjetër…” – shprehet aktorja britanike, rreth librit të saj dhe mënyrës se si lindi ai.

Keira, e cila vlerësohet si një nga aktoret më të mira britanike dhe më të bukurat e dekadave të fundit, e ka “ngadalësuar” pak ritmin e xhirimeve, ndryshe nga sa bënte rreth 15 vite më parë që për shkak të roleve të saj ishte gjithnjë nën blicat e aparateve fotografikë.

Tashmë ajo po eksploron dhe një fushë tjetër, atë të librave për fëmijë, pavarësisht se është e vetëdijshme që kritikat nuk do të mungojnë.

“Jam e bindur që do të ndodhë. Kjo ndodh në çdo industri kreative. Të krijosh hapësirën tënde është e vështirë, për aktorët, për muzikantët dhe e sigurt që kështu do të jetë edhe për shkrimtarët.” – shprehet Knightley.

Libri i saj është një histori prekëse personale e frymëzuar prej vajzave të saj, që flet për një motër të madhe që përgatitet për ardhjen në jetë të një fëmije tjetër. Keira nuk mund të lërë pa përmendur momentin kur Edie, teksa dëgjonte motrën e vogël duke qarë prej problemeve me dhëmbët, i tha mamasë: A mund të bësh një pikturë të një zogu që merr me vete bebin? Një histori tepër interesante kjo, që mund ta konfirmojë Keira Knightleyn si një shkrimtare e zonja, ashtu si prej vitesh njihet edhe në fushën e aktrimit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com