Sorry, no posts matched your criteria.

Një “yll” në vitet 2000, Nelly Furtado deklaron se do të heqë dorë nga performancat

25 vite pas lançimit të albumit të saj të parë të titulluar “Whoa, Nelly!”, këngëtarja shumë e dashur që pati kulmin e karrierës së saj në vitet 2000, Nelly Furtado ka deklaruar se do të tërhiqet nga performancat.

Ylli i hiteve “I’m like a bird”, “Say it right”, “Give it to me” etj., në një postim në profilin e saj në Instagram ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur që muzika e saj e nisur 25 vite më parë do të “prekte” edhe brezat e rinj, por që ka ardhur koha që ajo të tërhiqet, të paktën nga skena.

“Të kuptosh që kaq shumë njerëz kanë rizbuluar muzikën tënde është burim lumturie dhe gëzimi. Është kënaqësi e madhe të ngjitesh edhe në këtë moshë në skenë dhe të shohësh nga afër fuqinë që ka muzika e mirë që zgjat. Më ka bërë që të besoj vërtetë në magji.” – shprehet 46-vjeçarja në postimin e saj.

“Gjithësesi, kam vendosur të heq dorë nga performancat në të ardhmen e afërt dhe t’i përkushtohem ndonjë pasioni tjetër kreativ që më përshtatet më shumë në këtë fazë të jetës. E kam shijuar pafund karrierën time dhe vazhdoj të dashuroj që të shkruaj muzikë, çka nga pasion m’u shndërrua në profesion. Do të mbetem përjetë një kompozitore!” – shton artistja kanadeze.

Ajo në fund falenderon të gjithë ata që e kanë ndjekur, që kanë e kanë pëlqyer dhe bashkëpunëtorët e saj në gjithë këto vite karrierë, duke i uruar në fund suksese brezit të rinj të artistëve. Kjo “lamtumirë” vjen surprizuese për fansat e vjetër e të rinj të artistes, kur mendon se vetëm 1 vit më parë ajo publikoi albumin e ri “7”, pas 7 viteve mungesë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com